Jeni ndjerë ndonjëherë të lodhur nga sytë pasi keni lexuar artikuj të gjatë nëpër media online? Apo keni refuzuar të lexoni lajme apo artikuj vetëm sepse kanë qënë shumë të gjatë? Sigurisht që po, pasi të gjithve na ka ndodhur.
Mesatarisht sipas studiuesve vlerësimet e zakonshme të vëmendjes së adoleshentëve dhe të rriturve të shëndetshëm kanë dalë në perfundimet se
truri i njeriut është në gjendje të përqendrohet deri në dy orë, pas së cilave i duhet një pushim 20-30 minuta.
Kjo shpjegon se pse herë pas here lodhemi duke lexuar apo thjeshtë përtojmë.
Për këtë arsye ne kemi menduar një zgjidhje efikase e cila mundëson që artikujt e shkruajtur të keni mundësi ti dëgjoni si artikuj zanor pa u lodhur.
Këtë na e mundëson teknlogjia text to speech që përdor inteligjencën artificiale për kthimin e tekstit shkruar në formë zeri audio, dhe së fundmi ne kemi arritur ta realizojmë me sukses dhe në gjuhën shqipe.
Hapat që duhet ndiqni për leximin e Gazetës Zëri nëpërmjet audio artikujve zanor
Hapi parë që duhet ndjekur është shkarkimi I extensionit dhe instalimi në browser. Ndjekim këto hapa si më poshtë:
- Shkojme në Kryefaqe https://www.zeri.app/
- Dhe më pas navigojme në fund të faqes tek Kategoria: Shërbimet
- Klikojmë njërin nga extensions në varësi të Browserit që ne përdorim
Ne po klikojme mbi menunë Chrome Extension dhe do ridrejtohemi tek Chrome Web Store
- Do na shfaqet faqa mësipër e cila përmban extensionin e Zeri.app
- Klikojme Butonin blu Add To Chrome dhe me pas në dritaren që na shafqet klikojmë Add Extension
- Dhe pas këtij hapi do shohim që në browserin tonë është instaluar extensioni ynë.
- Për ta përdorur klikojmë mbi extension dhe pasi të jetë shfaqur dritarja më poshtë klikojmë mbi tekstin me ngjyre Blu Zeri.app për tu loguar në system.
- Pasi te kemi hyr në sistem me metodën tonë të preferuar Extensioni yne është gati për tu përdorur.
- Si shëmbull po marrim një artikull rastësor në Gazetën zeri
- Siç mund ta shikoni në foto pasi e kemi selektuar tekstin që duam të kthejmë në audio klikojmë me të djathtën mausin dhe na shfqet opsioni: Kthe tekstin në audio
- Klikojme dhe presim disa sekonda deri sa audio të jetë gati.
Kjo është një mënyrë shumë e thjeshtë e cila mund të përdoret në çdo web apo media online që boton artikuj dhe lajme shqip.
Tani ju mbetet juve ta provoni.