Si të kthejmë tekstin e shkruar në audio në gjuhën Shqipe duke përdorur Zëri app?

Si të kthejmë tekstin e shkruar në audio në gjuhën Shqipe duke përdorur Zëri app

Në këtë artikull do t’ju tregojmë sesi mund të kthejmë tekstin në audio shqip (text to speech).


Kthimi i tekstit të shkruar në audio ose ndryshe text to speech është gjenerimi i audios(zë) të sintetizuar nga teksti. Kjo teknologji përdoret për të komunikuar me përdoruesit kur leximi i një ekrani nuk është i mundur. Kjo jo vetëm që hap mundësitë që informacioni të përdoret në mënyra të reja, por gjithashtu ka aftësinë ta bëjë botën një vend më të arritshëm për individët e verbër ose fëmijët që kanë probleme me leximin dhe nuk janë në gjendje të lexojnë tekst në ekran.


Teknologjia që qëndron pas ka evoluar gjatë dekadave të fundit. Duke përdorur machine learning, tani është e mundur të prodhohet një ligjërim shumë natyral që përfshin ndryshime në lartësinë e tonit të zërit, ritmin, dhe shqiptimin. Sot, fjalimi i krijuar nga kompjuteri përdoret në një larmi rastesh si: lexuesit e artikujve të lajmeve, mësimi elektronik, librat audio, aplikacionet dhe pajisjet e IoT dhe asistentët personal. Këto janë vetëm disa pika fillestare. Një shërbim të tillë e ofron një startup Shqiptar i quajtur Zeri.app I cili ju mundëson të ktheni tekste shqip në audio dhe gjithashtu përdorimi si pdf audio reader. Me më shumë se 100.000 fjalë të rregjistruara në gjuhën shqipe, të cilat mbulojnë mbi 80% të fjalëve të përdorura gjerësisht, bën që ZERI të konvertojë tekstin lehtësisht në audio.


Si ta përdorim shërbimin?

Si fillim hapni faqen duke klikuar këtë link https://www.zeri.app/

zeri app text to speech

Më pas klikoni butonin HYR ose regjistrohuni në linkun më poshtë për të hyr në sistem https://www.zeri.app/login


machine learning text to speech

Pasi të jeni regjistruar klikoni menunë Konverto duke vendosur tekstin që doni të ktheni në audio. Pasi të jetë konvertuar ju mund ta dëgjoni ose shkarkoni në pajisjen tuaj audion.


windows 10 text to speech

Shërbimi ju ofron mundësinë ta perdorni falas deri në 500 fjalë dhe me pagesë nëse doni të konvertoni tekste librash ose artikuj më të gjatë. Zëri app është shërbimi i parë i këtij lloji në Shqipëri dhe ofron opsionin pa pagesë për tekste të shkurtra. Ju sygjerojmë ta provoni dhe ju dhe të na lini përshtypjet ose sygjerimet tuaja në zeriapp@gmail.com