Çfarë është teknologjia TTS
Text to speech, shkurt TTS, është një formë e sintezës së fjalës që kthen tekstin në zë(audio). Sistemet TTS u zhvilluan së pari për të ndihmuar të verbërit duke ju ofruar një zë të folur të kompjuterizuar që do të "lexonte" tekstin për ta.
Kjo teknologji, në ditët e sotme përdoret gjerësisht, duke ju ardhur në ndihmë personave të verbër, studentëve, të moshuarve që kanë probleme me përqëndrimin etj. Gjithashtu mundëson që të dëgjojmë libra audio, lajmet, njoftime të ndryshmë. Çdo njëri prej nesh e ka përdorur të paktën një herë Siri-n ose Google Assistant në telefonat tonë. Ato shfrytëzojnë teknologjinë TTS për të na kthyer përgjigjje.
ZERI
ZERI është një shërbim online që synon të ofrojë zgjidhje të të folurit për software, web, aplikacione mobile etj.
Qëllimi ynë është të sjellim shërbimin më të mirë 'TTS'(text to speach) në gjuhën shqipe.
Me 13 zëra natyralë me emra shqiptarë, ZERI e konverton tekstin lehtësisht në audio. Modelet e inteligjencës artificiale respektojnë shenjat e pikësimit dhe intonacionin e fjalisë, ndërsa ju zgjidhni zërin, shpejtësinë dhe pauzat për çdo pjesë të tekstit. ZERI kthen edhe audion në tekst: transkriptime me folës të veçuar dhe kohë, të gatshme për t'u redaktuar dhe eksportuar.
Nga e nisëm dhe ku jemi sot
ZERI lindi nga një pyetje e thjeshtë: pse kompjuteri nuk flet shqip? Në vitin 2019 shqipja mungonte te shumica e shërbimeve text to speech, ndaj vendosëm ta ndërtonim vetë.
Ku e nisëm
Ku jemi sot
- 2019 Fillimi. Puna nisi në gusht 2019 me motorin e parë: fjalë shqipe të regjistruara dhe të bashkuara në fjali, me rregulla për shenjat e pikësimit dhe intonacionin.
- 2020 ZERI del për publikun. Tekst në audio, dokumente PDF në audio, API për zhvilluesit dhe artikujt zanorë për faqet e lajmeve. Në media: Top Channel, Shekulli, PCWorld.
- 2022 Studio. Tekste të gjata të ndara në blloqe, secili me zërin, shpejtësinë dhe pauzën e vet, të bashkuara në një skedar të vetëm MP3.
- 2023 Zërat e parë me inteligjencë artificiale dhe Transkript. Mira dhe Beni iu shtuan Studios, ndërsa ZERI filloi të kthejë edhe audion dhe videon në tekst.
- 2026 ZERI i ri. E rindërtuam shërbimin nga themelet: motori me fjalë të regjistruara ua la vendin modeleve të inteligjencës artificiale, erdhën 13 zëra, transkriptime me folës të veçuar, një pamje e re dhe çmime më të ulëta me kredite, pa abonim.
Qëllimi mbetet i njëjti si ditën e parë: shqipja të dëgjohet dhe të shkruhet po aq lehtë sa çdo gjuhë tjetër. ZERI zhvillohet nga Oda Solutions.
Reagime ose sugjerime për shërbimin
Për çdo sugjerim apo vërejtje, jeni të lutur të na shkruani. I mirëpresim me shumë kënaqësi pasi besojmë që në këtë mënyrë do të kemi një shërbim më të mirë.