Si te gjeneroj nje audio nga teksti

Si te gjeneroj nje audio nga teksti

Zeri.app ka ndryshuar strukturen e aplikimit duke kaluar nga konvertimi i shpejt i tekstit ne audio ne formatin Studio duke e bere me te thjeshte krijimin e nje audio duke ju dhene mundesi qe te kontrolloni shpejtesine e zerit, llojin e zerit si dhe vonesat ne fund te cdo fjalie.

Me Studio ju mund te ndertoni dialogje me zera te ndryshem sipas nevojes. Prsh, nese do keni nje tekst informues ne lidhje me nje teme dhe keni ne tekst dhe citime, ju mund te zgjidhni qe tekstin e citimit ta lexoni me ze tjeter dhe pjesen tjeter narrative me ze tjeter. Ose nese keni nje tekst me dialog, mund te zhvilloni ate duke perdorur shumllojshmerine e zerave (Profesori, Mira, Mirela dhe Beni).

Per te ndertuar nje audio te tille, ju mund te ndiqni hapat me poshte:

Shkoni tek menu Studio, aty do mund te shikoni te gjithe rregjistrimet qe keni bere. Me pas, klikoni butonin Shto Rregjistrim dhe do tju drejtoje tek faqja ku do mund te beni rregjistrimin.

Audion qe do rregjistroni mund ti vendosni nje titull per ta identifikuar lehtesisht nese do ju duhet te beni ndryshime me vone.

Me studio ju mund te shtoni disa blloqe teksti, duke e bere audion me interaktive. Nese ju duhen me shume blloqe teksti, mund ti shtoni duke klikuar Shto bllok teksti. Cdo bllok teksti mund te konfigurohet ndryshe, si prsh zeri, shpejtesia.

Pasi te keni plotesuar tekstin qe doni te rregjistorni, mund te klikoni butonin Konverto i cili do te filloje te beje rregjistrimin e audios sipas specifikave qe keni vendosur.

Ne kete moment ju mund te lini faqen pasi ne momentin qe audio do jete gati ju do merrni nje email qe audio juaj eshte gjeneruar me sukses, ose mund te prisni tek e njejta faqe, programi do ju njoftoje kur audio do te jete gati.

Rregjistrimin mund ta degjoni, shkarkoni por dhe mund ta vendosni ne faqet tuaja te internetit nepermjet kodit html iframe dhe ajo do te kete pamjen si me poshte:

Kjo do ju lejoje perdoruesve/vizitorve tuaj qe te degjojne ate ne faqen tuaj te internetit, qe mund te jete rregjistrim i asaj cfare po lexojne, ose ndonje koment tjeter shtese nga ju. Rregjistrimin e shkarkuar ne formatin mp3 mund ta perdorni ne videot tuaja per ne youtube, facebook, instagram apo dhe tiktok.