Konverto audion/videon ne tekst me ane te transkriptimit me AI

Konverto audion/videon ne tekst me ane te transkriptimit me AI

Tanime me zeri.app mund te transkriptoni audion/videon duke e kthyer ne tekst. Teknologjia e fundit jo vetem qe e kthen ne tekst, por ben dhe korrigjimiet gramatikore dhe sintaksore.

Ketu do ju shpjegojme se si mund te konvertoni nje audio apo video ne tekst. Zeri.app ka me shume se 1 vit qe po punon ne teknologjine e speech to text duke arritur qe te krijoje nje model Machine Learning(ML) e cila mund te konvertoje dhe redaktoje audion gramatikisht. Saktesia eshte ~90% duke e bere transkriptimin e audiove nje pune me te lehte dhe ne nje kohe rekord.

Gjate transkriptimit, zeri.app arrin te ndaj fjalite ne audio dhe ti shfaq ato tek perdoruesi si paragrafe duke e bere me te thjeshte kontrollin e tekstit te gjeneruar. Gjithashtu, perdoruesi mund te degjoje audion e fragmentit te tekstit qe po korrigjon.

Nese eshte nje audio e cila permban dialog, ju mund te percaktoni dhe kush eshte folesi, duke bere qe te identifikohet teksti i folur nga folesit qe me pas mund te shkarkohet teksti si dialog.

Nese po transkriptoni nje audio shume te gjate dhe kontrollimi i audios mund te marre kohe, ju mund te shenoni si te perfunduar korrigjimin dhe duke ju dhene ju nje raport se sa % keni arritur te kontrolloni. Cdo tekst qe transkriptohet ruhet ne disa versione, versioni origjinal i transkriptit, sugjerimi i zeri.app dhe versioni qe ju keni ndryshuar. Gjithashtu, ne cdo here ju mund te korrigjoni tekstin me korrektorin qe ka implementuar zeri.app.

Si ta transkriptoj audion qe kam?

Per te transkriptuar nje audio/video, ju mund te shkoni tek menu Transkript dhe nga aty klikoni Shto dokument Audio. Do tju shfaqet nje dritare ku do mund te ngarkoni dokumentin audio/video nga kompjuteri juaj. Me pas do zgjidhni llojin e transkriptuesit, njeri qe ka saktesi 60% dhe tjetri me pagese por me saktesi 90%. Pasi te keni klikuar ngarko dokumentin audio, do prisni deri sa te drejtoheni tek faqja e transkriptimit. Nga ky moment ju mund te largoheni pasi do te merrni ne email kur transkriptimi do jete gati. Zakonisht per 1 ore audio merr 10 min, por kjo varet cilin sherbim perdorni, ate me pagese apo ate falas.

Pasi te jete transkriptuar, ju mund te kontrolloni rezultatin. Nese ju shikoni qe mund te kete ndonje pjese audio qe nuk eshte transkriptuar, ju mund ta shtoni ate si bllok teksti.

Kete tekst te transkriptuar ju mund ta shkarkoni ne disa formate, si prsh gjithe tekstin si nje dokument .txt, vetem tekstin e kontrolluar, apo si dialog. Gjithashtu, ju mund ta perdorni per si titra per Youtube, Facebook apo per ndonje version tjeter video.


Provojeni sot, keni 5minuta falas ne sherbimin me pagese