Që nga fillimi i epokës së kompjuterit, njerëzit gjithmonë e kanë shijuar mundësinë që kompjuterët mund të flasin me ta.
Një prej shumë funksionaliteteve është dhe ai i quajtur PDF audio reader i cili është ndërtuar drejtpërdrejtë në pajisjet mobile dhe ju mund ta përdorni lehtësisht që pajisja juaj të lexojë dokumente për ju.
Shërbimi është një softuer i tekstit në të folur (TTS) ose text to speech.
Qëllimi kryesor i një pdf reader është shndërrimi i tekstit në audio. Me fjalë të tjera, lexon tekstin me zë të lartë duke përdorur machine learning. Shumica e lexuesve PDF audio reader kanë aftësi të lexojnë jo vetëm skedarët PDF, por edhe Word dhe web (HTML), Kindle, dhe formatet e tjera të skedarëve të tekstit.
Fillimisht ky program u krijua për të ndihmuar personat me shikim të dëmtuar por tani të gjithë përdoruesit mund të përfitojnë nga programi, problemi qëndron se ky shërbim deri më tani ofrohej në shumë gjuhë të huaja por jo në Shqip. Për këtë arsye ekipi i Zeri.app mendoi ta sjellë dhe në gjuhën Shqipe.
Në këtë artikull ilustrues, ne do të prezantojmë shërbimin tonë më të ri lexuesi i teksteve PDF i cili mund të përdoret për Mac, Windows, iPhone / iPad dhe Android, dhe do t'ju ndihmojë të ktheni tekstin e dokumentave PDF në audio artikuj zanor të cilët mund ti dëgjoni në çdo moment në gjuhën shqipe.
Shërbime të tilla kanë vite që ekzistojnë në gjuhë të ndryshme kryesisht anglisht, por në gjuhën shqipe ne jemi të parët që arrijmë të ofrojmë një shërbim të tillë në këtë nivel profesional i cili ju vjen në ndihmë grupeve të ndryshme të interesit si studentët, profesionistët, shtëpitë botuese, dhe kompani të ndryshme software të cilat mund ta përdorin shërbimin sipas nevojave të tyre specifike.
Përdorimi i këtij shërbimi mund t'ju kursejë shumë kohë nëse keni nevojë të studioni për teste, të lexoni libra, të raportoni rishikimin, ose nëse thjeshtë se ndiheni sikur të doni ta dëgjoni një dokument në vënd që ta lexoni si një tekst.
Përdorimi I shërbimit pdf reader
1. Si fillim hapim webin https://www.zeri.app/ dhe bëjmë login
2. Pasi kemi hyr në system klikojmë mbi menunë Konverto në të majtë dhe do na shfaqet dritarja si në foton më poshtë.
Më pas Klikojmë mbi menunë Dokument dhe na shfaqet dritarja si në foto ku përzgjedhim dokumentin që duam të konvertojmë në audio.
Pasi dokumenti që ju keni përzgjedhur është ngarkuar klikoni butonin me ngjyrë blu Konverto dhe dokumenti juaj pdf do kthehet në versionin audio me anë të algoritmit tonë, të cilin mundeni me pas ta dëgjoni në çdo kohë.
Shpresojmë që shërbimi jonë t’ju vijë sadopak në ndihmë.