Alfabeti shqip

Përmbajtja

  • Hyrje
  • Historik i shkurtër
  • Gjuha Shqipe
  • Shkronjat e alfabetit shqip
  • Kongresi Manastirit
  • Përfundimet e Kongresit

Alfabeti shqip është një version i alfabetit latin i përdorur për të shkruar gjuhën shqipe. Ai përbëhet nga 36 shkronja në total, nga të cilat 7 janë zanore dhe 29 janë bashkëtingëllore.

Shkronjat e alfabetit shqip Shkronjat e alfabetit shqip (shkarkoje)

Gjuha Shqipe së bashku me dialektet e saj gegërishtja, toskërishtja janë ndër veçoritë më dalluese të Kombit Shqiptar.

Historia e formimit të alfabetit tonë Kombëtar është një histori e gjatë dhe shumë e ndërlikuar. Në grafikun e mëposhtëm kemi krijuar një përmbledhje kronologjike të ngjarjeve që çuan në krijimin e alfabetit shqip.

Çdo ngjarje do e shtjellojmë më tej në këtë artikull të pregatitur nga stafi i Zëri.app Ju ftojmë ta lexoni!

Historiku i alfabetit shqip Historiku i alfabetit shqip (shkarkoje)

Gjuha Shqipe

Dokumentin e parë të Gjuhës Shqipe, e gjejmë të shkruar me gërmat latine në vitin 1462. Në këtë alfabet ka qënë shkruar e ashtuquajtura "Formulë e Pagëzimit". Mendohet se ky dorëshkrim shqip, me shkronja latine, është lënë prej dorës së Pal Ëngjëllit bashkëpuntor i Skënderbeut, dhe kryepeshkop i Ilirisë.

Bëhet fjalë për një pjesë të Testamentit të ri. Sipas studiuesve (Stavri Skëndo) ky shkrim është i shkruar në dialektin gegërisht.

Foto: Resnjari, CC BY-SA 4.0,

Foto: Resnjari, CC BY-SA 4.0,

Burimi i dytë ku përdoret alfabeti latin në shkrimin e gjuhës shqipe është i vitit 1496 apo 1497. Ai ka qënë një fjalorth, në të cilin udhëtari Arnold von Harff, gjatë kalimit nëpër disa qytete bregdetare shqiptare, shënon numërorët themelorë nga njëshi deri në njëmijë; tetë fraza të ndryshme, si dhe njëzetegjashtë fjalë.

Me "Mesharin" (1555) e Gjon Buzukut shpaloset një fazë e re dhe më e gjerë e alfabetit shqip. Buzuku, edhe pse përdori shkronjat e alfabetit latin, krijoi, përshtati apo huazoi edhe disa shënja a shkronja të një lloji tjetër, sepse shqipja ka më shumë tinguj e zëra se latinishtja.

Meshari i Gjon Buzukut (1555)

Meshari i Gjon Buzukut (1555)

Ndërtimi dhe cilësitë e veçanta të ABC-së të përdorura nga Buzuku janë trajtuar shkencërisht nga profesor Eqrem Çabej në transkriptimin e "Mesharit".

Megjithatë ky Alfabet nuk ndeshet më sepse në veprat e Pjetër Budit gjejmë një alfabet të ndryshëm nga ai i Buzukut,sadoqë edhe ky ishte mbështetur në germat Latine.

Këtë alfabet e përdori edhe Bogdani në veprën e tij "Çeta e Profetëve". Ky alfabet u ruajt deri në fillimin e shekullit të 20-të dhe u "pagëzua" me emrin "Abc-ja e Shkrimtarëve të Lashtë të Veriut".

 Këtë alfabet e përdori edhe Bogdani në veprën e tij "Çeta e Profetëve". Ky alfabet u ruajt deri në fillimin e shekullit të 20-të dhe u "pagëzua" me emrin "Abc-ja e Shkrimtarëve të Lashtë të Veriut".

Shkronjat e alfabetit

Naum Veqilharxhi në veprën e tij "Libër Këndimi" më 1845  Ai përdori një tjetër alfabet, "Ëvetarin" ky alfabet nuk u përdor nga ndonjë tjetër dhe mbeti vetëm në zonën e Korçës.

Alfabeti Shqip Naum Veqilharxhi (1844) Alfabeti Shqip Naum Veqilharxhi (1844)

Kostandin Kristoforidhi në veprat e tij përdori dy alfabete në përkthimet e tij të Ungjillit.

Në përkthimet që bëri në dialektin Geg ai përdori gërmat Latine ndërsa në dialektin Tosk përdori gërmat Greke.

Marko Boçari në vitin 1809 shkroi fjalorin Greqisht -Shqip për konsullin Francez Pouqueville. Ky fjalor u shkrua me gërma Greke dhe u botua në vitin 1882 nga Anastas Kullurioti.

Ajo që i bashkoi Shqiparët për të krijuar një Alfabet Shqiptar që të përdorej në të gjithë Shqipërinë pa dallime fetaro-krahinore ishte Lidhja e Prizrenit në vitin 1878. Lidhja hartoi një program për autonomi administrative duke i dhënë rëndësi mësimit të Shqipes në shkolla si e vetmja rrugë që do të çonte në krijimin e një alfabeti të përbashkët mbarë Shqiptar.

Lidhja e Prizërenit (1878)

Lidhja e Prizërenit (1878)

Në Stamboll,Vëllezërit Frashëri formojnë "Shoqërinë për botime Shqipe" 1879. Kjo shoqëri krijoi një Alfabet të mbështetur në shkronjat Latine dhe në disa Greke si (f) dhe (dh). Ky alfabet ndoqi parimin "një shkronjë, një tingull" dhe pati një themel gjuhësor të shëndoshë.

Ky alfabet u përdor për organin e kësaj shoqërie : "Drita" si dhe për botimin e Abetares dhe leximit si dhe të librave të tjerë shkollorë.

Ky alfabet u quajt me emrin "Abc-ja e Stambollit" dhe ushtroi nje ndikim në pothuajse gjithë popullsinë Shqiptare  duke përfshirë edhe mërgatat.

Konsujt Austriake në raportet e tyre lajmërojnë se në vitin 1905 ky alfabet përdorej në të gjithë Shqipërinë e Jugut dukë përfshirë Myslimanë e Orthodoksë deri në jugun e Prizrenit dhe Dibër.

Fillimisht kjo nismë u përkrahë nga Porta e lartë si një rrugë për të ndaluar trysninë Sllave dhe Greke, duke e cilësuar Kombësinë Shqiptare ndër Shqiptare, por sa u pa se rreziku Sllavo-Grek kaloi Porta e lartë filloi ndalin e përdorimit të këtij alfabeti.

Në vitin 1899 në Shkodër themelohet shoqëria Bashkimi nën kryesinë e Imzot Preng Doçit, abat i Mirditës. Ky abat pati një mbështetje të madhe në klerin katolik dhe hartoi një Alfabet të vetin. Ky alfabet u mbështet në atë Latin dhe gëmrat Shqipe që nuk kishin korespodentë ai i krijoi duke bashkuar dy gërma psh: dz (xh) gh(gj).

Ky alfabet u përdor për të shtypur një sërë librash të financuar nga Austro-Hungarezët por megjithatë ky alfabet mbeti vetëm në zonën e Shkodrës.

Tre vjet më vonë në Shkodër u krijua një tjetër shoqëri, "Agimi" nga prifti katolik Dom Ndre Mjeda një filolog dhe poet. Edhe kjo Shoqëri prezantoi alfabetin e saj.

Edhe ky albabet si ai i Stambollit përdori parimin "një shkronjë, një tingull" por me ndryshimin sepse në disa shkronja u vendosën shënja dalluese psh g'(gj" n'(nj)

Ky alfabet u prit mirë në Kongresin Ndërkombëtar të Orientalistëve që u mblodh në Hamburg në vitin 1902 dhe u perkrah nga Kryepeshkopata Katolike e Shkodrës.

Faik Konica filloi të përdorte një alfabet të vetin në gazetën Albania që dilte në Bruksel, për të krijuar një alfabet mbarë Shqiptarë, Përpjekjet e tij nuk patën shumë sukses dhe alfabetet që mund të mernin trajta

Kombetare mbetën vetëm tre. Aflabeti i Stambollit, alfabeti i shoqërisë Bashkimi dhe ai i shoqërisë Agimi.

Faik Konica

Faik Konica

Ardhja në fuqi e Xhon Turqve (Turqëve të rinj) solli për Shqiptarët një liri veprimi në fushën e arsimit. Tani Shqiptarët gëzonin të drejta si të gjithë popujt e tjerë të perandorisë Osmane. Kjo liri veprimi i dha Lëvizjes Shqipatare për Pavarësi një shtytje të madhe. Në qytetet e mëdha u krijuan shoqëri apo klube me karakter arsimor por që kishin qëllime politike të pa shpallura. Filloi botimi i gazetave, librave dhe krijimi i një Alfabeti të përbashkët u bë kërkesë e ditës.

Në gazetën "Liria" që botohej në Selanik nga Midhat Frashëri u bë një thirrje për mbledhjen e një Kongresi që të vendoste njëherë e mirë për punën e alfabetit Shqip. Barra për organizimin e Kongresit i ra Klubit të Manastirit që quhej Bashkimi.

Ky Klub ishte ndër të parët e krijuar dhe kishte një rëndësi gjeo-politike pasi ishte kryeqëndër e Vilajetit.

Midhat Frashëri Midhat Frashëri

Kongresi i Manastirit (1908)

Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe u mbajt në Manastir më nëntor 1908. Ai kurorëzoi përpjekjet e shumë brezave atdhetarësh dhe njerëzve të penës. Thirrja e kongresit u prit me gëzim nga të gjithë, siç dëshmon Mihal Grameno në një reportazh të gjatë për këtë ngjarje historike: "Ah! Me sa gëzim dhe me sa padurim prisnim ditën e Kongresit të parë kombëtar, gëzimi dhe padurimi ishte në delegatët".

"Tubimi historik i Manastirit nuk ishte thjeshtë një mbledhje gjuhëtarësh, por një kongres kombëtar për çështjet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare", shkruan Uran Butka.

Në kongres morën pjesë 32 delegatë, që përfaqësonin 22 klube dhe shoqëri të ndryshme atdhetare e kulturore, brenda dhe jashtë vendit. Mihal Grameno përmend edhe Parashqevi Qirjazin, si e dërguara e shkollës së çupave të Korçës. Por Grameno shton se ishte e pranishme edhe Filomena A. Bonati, mbesa e Pashko Vasës, e cila kishte shkuar me dëshirën e vet për të shoqëruar Parashqevi Qirjazin.

Kryetar i Kongresit të Manastirit u zgjodh me vota të fshehta atdhetari i madh, Mit‘hat Frashëri, dhe si nënkryetarë Luigj Gurakuqi dhe Gjerasim Qirjazi. Mit‘hati atëherë ishte 28 vjeç dhe nuk kishte ardhur ende nga Selaniku kur u zgjodh në mungesë kryetar; u zgjodhën edhe tre shkrues: Hilë Mosi, Nyzet Vrioni e Thoma Avrami.

Ditën e tretë të punimeve të kongresit i cili vazhdoi deri më 22 nëntor, u zgjodh komisioni i alfabetit. Kryetar i Komisionit të Alfabetit u zgjodh poeti i shquar Gjergj Fishta; ndërsa anëtarë Ndre Mjeda, Luigj Gurakuqi, Sotir Peci, Bajo Topulli etj.

Komisioni i Alfabetit u nda në 4 grupe dhe gjatë 3 ditëve rresht punuan veçmas, në mënyrë të pavarur. Grupet patën diskutime të ashpra për zgjedhjen e alfabetit të përbashkët. Debatet zgjatën aq sa u rrezikua edhe kompromisi. Por, me këmbënguljen e Mjedës, u arrit kompromisi historik.

Komisioni Alfabetit

Komisioni Alfabetit

1. Gjergj Fishta 2. Midhat Frashëri 3. Luigj Gurakuqi 4. Gjergj Qiriazi 5. Dom Ndre Mjeda 6. Grigor Cilka 7. Dhimitër Buda 8. Shahin Kolonja 9. Sotir Peçi 10. Bajo Topulli 11. Nyz'het Vrioni Foto nga Kel Marubi

Në procesverbalin e mbledhjes lexohet: "Të nesërmen para se të fillonim mbledhjen e komisionit, Dom Ndre Mjeda vajti te Mit‘hat Frashëri dhe i paraqiti këto dy alfabete. Zotnia, pas një diskutimi të shkurtër, mbeti i kënaqur dhe i tha t‘ia paraqesi vetë komisionit".

Mjeda ia paraqiti alternativat komisionit, ndërkohë që Luigj Gurakuqi zbuloi dërrasën e zezë ku ishte shkruar alfabeti. Fishta shkoqiti se alfabeti i Stambollit është i mirë e mbi baza latine, por për të shtypurit e librave shqip ka vështirësi, ndaj duhet një alfabet thjesht latin.

Përfundimet e arritura në Kongresin e Manastirit

Më në fund u vendos të përdoreshin të dyja alfabetet paralelisht dhe pas dy vjetësh të mbahej një kongres tjetër në Janinë, i cili do të vendoste përfundimisht për alfabetin dhe ortografinë e gjuhës shqipe.

Në fund, pas diskutimesh dhe polemikash të shumta, shkruan studiuesi Ibrahim D. Hoxha, grupet u mblodhën së bashku dhe vendosën të mbahej alfabeti i Shoqërisë së shkronjave "me nja dy ndryshime të vogla" dhe krahas saj një alfabet "krejt me germa latine, duke bashkuar dy shkronja për ata tinguj që kemi nevojë për gjuhën shqipe".

"Kongresi i alfabetit të gjuhës shqipe" është ngjarja më e shënuar kombëtare në prag të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. "Njësimi i alfabetit, shkruante Mithat Frashëri, është pema e parë e Kongresit. Por ka edhe një pemë tjatër, akoma më të madhe dhe më të bukur dhe kjo është bashkimi i shqiptarëve.

Ish, pra, një ngjarje e re për ne kjo mbledhje, ku pamë shqiptarët të ardhur nga veriu dhe jugu, nga lindja dhe nga perëndimi, ku pamë krah për krah gegë dhe toskë, të krishterë dhe muslimanë, hoxhë dhe priftër. Qoftë ky themeli i një bashkimi të përjetshëm të shqiptarëve", përfundon Mithat Frashëri.